Koncesionet , 83 mijë euro për regjistrin elektronik

koncesionet

Qeveria do të kalojë në sitë të gjitha koncensionet. Verifikimi i të gjitha kontratave koncensionare dhe niveli i zhvillimit të tyre është shpallur prioritet për këtë vit nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Kundrejt një shume prej 83 mijë eurosh ky dikaster do të krijojë regjistrin elektronik për koncesionet.

Ky projekt është parashikuar edhe në programin e reformave të qeverisë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik synon që këtë vit të fusë një regjistër publik në lidhje me të gjitha aktivitetet e projekteve të partneritetit publik privat dhe do të publikojë përmbledhje të të gjitha kontratave, për të garantuar transparence.

Në Ministrine e Financave do të ngrihet një grupi pune që do të merret me vlerësimin e risqeve fiskale, të propozojë masa për t’ i zbutur këto risqe dhe të japin vlerësime që të mund të përfshihen në dokumentet buxhetore që i dorëzohen Parlamentit.

Koncensionet janë konsideruar të rrezikshme për ekonominë edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që në raportin për stabilitetin financiar për Shqipërinë vlerësoi se ato zënë 7 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.

 

 

Pin It