Vendimi i qeverisë, ja procedurat për rikthimin në detyrë të punonjësve të pezulluar

qeveria-rama-mbledhje

Vendimi i qeverisë ka përcaktuar qartë procedurat e rikthimit në detyrë të punonjësve që kanë një vendim të pezullimit nga detyra. Sipas këtyre rregullave “Në përfundimin e periudhës së pezullimit, nëpunësi civil që ka qenë i pezulluar për një afat deri në 3 muaj, rikthehet në pozicionin e tij të punës.

Njësia e burimeve njerëzore të institucionit njofton njësinë përgjegjëse për kthimin e nëpunësit civil brenda 3 (tre) ditëve kalendarike”. Do të jetë vetë punonjësi i pezulluar që duhet të njoftojë me shkrim njësinë përgjegjëse për përfundimin e pezullimit, por dhe në këtë rast rikthimi në detyrë realizohet nëse pozicioni është ende vakant. “ Njësia përgjegjëse, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit vendos: a) rikthimin e nëpunësit civil në pozicionin e mëparshëm të punës, nëse ky pozicion është vakant, duke nxjerrë edhe aktin e rikthimit; b) transferimin në një pozicion tjetër të së njëjtës kategori, nëse pozicioni i mëparshëm i punës është plotësuar nëpërmjet procedurave të pranimit në shërbimin civil, lëvizjes paralele apo ngritjes në detyrë, duke nxjerrë aktin e transferimit; c) regjistrimin e nëpunësit civil në listën e krijuar sipas përcaktimeve të nenit 56, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, duke njoftuar nëpunësin civil për regjistrimin në listë dhe arsyet e pamundësisë së zbatimit të procedurës së parashikuar.

Pin It