Konçesioni për TVSH-në, në 20 shkurt shpallet tenderi ndërkombëtar

beqiraj-fotoQeveria do të çelë zyrtarisht procedurat për partneritetin publik-privat për mbledhjen e tatimit mbi vlerën e shtuar.

“Mendohet që pas 20 shkurtit të vijojmë me hapjen e proçedurave, ose shpalljen e termave të referencës në Agjencinë e Prokurimit Publik”, deklaron zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj.

Pas shpalljes së referencave, kompanitë e interesuara do të kenë 60 ditë kohë për të paraqitur ofertat në tenderin e hapur ndërkombëtar.

Propozimi për konçesionin e TVSH-së erdhi nga një kompani private nga Hong Kongu, e cila sipas Beqirajt, në këtë fazë është vetëm si propozuese dhe jo ofertuese.

Kompania private do të ndërtojë një sistem të posaçëm kompjuterik, i cili gjurmon transaksionet e biznesit dhe individëve, çka sipas qeverisë do të ulë evazionin.

Për këtë, privati do të shpërblehet sipas një formule të përcaktuar.

Opozita akuzon se ky është një projekt i palogjshëm dhe korruptim, pas të cilit qëndrojnë njerëz të lidhur me pushtetin.

 

Pin It