KORE E JUGUT – Frenohet përhapja e COVID-19

Përhapja e koronavirusit vazhdon të frenohet në Korenë e Jugut, një nga vendet më të goditura nga COVID-19.

Rastet e reja të regjistruara dje (e hënë) janë 131, nga 248 pardje (e diel), nga 367 të shtunën, nga 438 të premten dhe nga 518 të shtunën (7 mars).

”Totali i pacientëve është 7 513”, deklaroi Qendra koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ka tre viktima më shumë, ndërkohë që janë shëruar 81.

Pin It