Kosovë, kriza politike pengon zgjedhjen e presidentit

FE093A1C-2917-418A-8049-932242C90F2B_mw1024_s_n

Opozita në Kosovë ka nisur një valë të re protestash kundër qeverisë. Zyrtarë dhe aktivistë të tre partive opozitare kanë paralajmëruar se përveç kërkesave për anulimin e dy marrëveshjeve, atë të bashkësisë së komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, do të pengojnë edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Një nga skenarët është ngritja e çadrave përpara Kuvendit për të penguar punën e qeverisë, ndërsa i kanë lënë afat dy liderëve të koalicionit qeverisës deri më 27 shkurt të japin dorëheqjen për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot në mëngjes kanë dalë deputetet e partive opozitare Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Donika Kadaj­ Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ata janë thirrur në gjykatë në seancë dëgjimore për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit.

 

Pin It