“Kotësia e Dallimeve të Vogla”, Grayson Perry hap ekspozitë në GKA

Galeria Kombëtare e Arteve dhe British Council sjellin për publikun ekspozitën “Kotësia e Dallimeve të Vogla”, e cila do të qëndroj e hapur nga data 2 Nëntor deri më 5 Dhjetor. Fituesi i çmimit Turner, Grayson Perry, tregon historinë sesi Britanikët e perceptojnë konceptin e shijes dhe klasit dhe e gjitha kjo e ndjekur nga jeta dhe vdekja e personazhit imagjinar Tim Rakewell. Udhëtimi i Tim-it nëpërmjet klasave sociale është ndërthurrur në 6 tapiceri, të cilat janë të pasura në detaje, ngjyrë dhe personazhe.

Tirana është qyteti i fundit në Ballkanin Perëndimor pritës i ekspozitës. Më para, ekspozita u mbajt në Novi Sad, Prishtinë, Sarajevë edhe Banja Luka.

Grayson Perry përdor mediat tradicionale si tapiceria, qeramika dhe grafikat për të shqyrtuar joshjen e tij me problemet bashkëkohore sociale. Një nga artistët me profilin më të lartë Britanik, në 2003 Perry fitoi “Turner Prize”, një nga çmimet më prestigjioze bashkëkohore në Mbretërinë e Bashkuar. Ai e terhoqi çmimin i veshur si një grua, e cila përfaqëson alter egon ‘’Claire’’, për të treguar interesin e tij në identitet, që gjendet gjithashtu në artin e tij.

Kjo ekspozitë përmban gjashtë tapiceri, 8 gravura origjinale të punës së William Hogarth, 20 riprodhime dhe 3 dokumentarë të krijuar nga udhëtimet e Perry-t në 3 rajone në Angli ku ai u frymëzua për ekspozitën.

‘Kotësia e Dallimeve të Vogla’ është bashkëpronësi e The British Council Collection, Arts Collection, Southbank Centre, Londër. Dhuratë e artistit dhe Galerisë Victoria Miro, me mbështetjen e Televizionit Channel 4, Art Fund dhe Sfumato Foundation, me mbështetje shtesë të Alix Partners.

Ekspozita do të hapet më 2 Nëntor 2017, ora 18:30. Në konferencë do të marin pjesë Drejtori i GKA – Artan Shabani, Drejtore e British Council në Shqipëri –  Aida Bërxholi dhe kuratori Rubens Shima.

Hyrja në ekspozitë është falas.

Pin It