6 produktet që e lajnë makinën si në lavazh

Të gjithë e çojmë makinën në lavazh për ta larë, por në fakt ka disa produkte të thjeshta të cilat mund ta lajnë me mirë makinën.

Dylli
Për t’i dhënë me shume shkëlqim makinës mund te përdorni dyll te shkrirë çdo dy muaj. Pasi ta keni pastruar njëherë me një copë makinën, hidhni një shtresë shumë të hollë dylli. Më pas hiqeni dyllin me kujdes, shpëlajeni makinën dhe do shihni rezultatin.

Nafta
Hidhni pak naftë jo aromatike në një kove me ujë dhe pastroni xhamat. Ato do të jenë më të pastra se kurrë.

Alkooli
Shpëlani fillimisht makinën qe t’i ikë pluhuri dhe më pas fërkojeni me një sfungjer të lagur me ujë te ngrohtë dhe alkool. Lani pragjet dhe dyert, pjesët plastike dhe fshirëset e xhamave.

Soda
Për të pastruar pjesën e brendshme të makinës që është bërë shume pis, përzieni pak sode me ujë dhe lagni një sfungjer. Pastroni vetëm pjesët e ndotura ne mënyrë që të mos krijoni viza. Shpëlajeni më pas me ujë te ftohtë e të pastër. Këtë gjë mund ta bëni edhe për të pastruar fenerët.

Getat
Getat mund të zëvendësojnë më se miri sfungjerët mjafton që t’i mbështillni mirë duke krijuar një topth. Duke e lagur atë me pak ujë me detergjent mund të hidhni njollat që lënë insektet e ndryshme.

Pasta e dhëmbëve
Për të pastruar më së miri fenerët pasta e dhëmbëve është më e mira. Vendoseni atë tek vendi i duhur dhe fërkojeni me një sfungjer të butë.

Pin It