Krujë, asnjë ambient argëtimi për fëmijët,detyrohen të mbyllen në shtëpi

50ed4a1bf1009fb504be2bb5675f4d0f

Qyteti i Krujës edhe pse është më pak se një orë larg nga Tirana, dhe mban statusin e një qyteti muze, nuk ka ambiente argëtimi për fëmijë.

Në këtë qytet nuk ka asnjë kënd lojërash për fëmijë, as lulishte, as parqe ku mund ata mund të argëtohen.

Edhe teatri i Kukullave ku fëmijët do të vinin me dëshirë për të parë shfaqje është në gjendje skandaloze.

Nga çatia e shkatërruar e teatrit shiu bie në të gjitha ambientet e brendshme, të cilat janë kthyer në vende të grumbullimit të plehrave.

Qytetarët krutanë ankohen se fëmijët e tyre nuk kanë asnjë hapësirë ku të dëfrehen e të luajnë në kohën e lirë. Ata janë të detyruar të mbyllen në shtëpi për shkak të mungesë së ambienteve ku mund të luajnë dhe të argëtojnë.

Qyteti ka pasur një kënd lojërash për fëmijë që funksiononte deri në vitin 1990 por nuk ekziston më. E gjithë sipërfaqja ku gjendej është e mbuluar nga shkurret e ferrat.

Pin It