Filipine, lufta e presidentit Duterte kundër drogës, vriten 3700 persona

253537

Më shumë se 3700 përdorues droge dhe trafikantë të lëndëve narkotike janë vrarë në Filipine në tre muajt e fundit.

Ndërsa 26000 persona janë arrestuar nga policia. Presidenti Rodrigo Duterte premtoi gjatë fushatës së tij elektorale se do të godiste rëndë të gjithë përdoruesit dhe trafikantët e drogës.

Këtë goditje të drogës, në 100 ditë në pushtet Duterte e ka krahasuar me ‘’Holokaustin e Hitlerit’’.

Duterte ka ndërprerë në mënyrë jozyrtare edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas 65 vitesh.

SHBA-ja, Bashkimi Europian, dhe Kisha Katolike e kanë dënuar dhunën e presidentit filipinas. Sakaq aktivistët e të drejtave të njeriut i kanë bërë thirrje OKB-së për të ndalur dhunën.

Pin It