Kryebashkiaku Veliaj, u shërben drekë grave në nevojë në Kombinat

218366_2

Këtë ditë të shënuar për të gjitha gratë kryebashkiaku i Tiranës e zgjodhi ta kalojë në kombinat duke u shërbyer ushqim të gjithave grave në nevojë që janë riregjistruar në qendrën sociale ditore në Kombinat. I shoqëruar edhe nga nënkryetarët Andi Seferi dhe Abaz Hado dhe kryetari i këshillit të bashkisë Aldrin Dalipi, Veliaj u shërbeu drekën të gjitha nënave dhe gjysheve, në pamundësi ekonomike, të cilat frekuentojnë këtë qendër sociale ditore, duke iu uruar atyre “Gëzuar Festën”.

“Dua t’ju uroj festën e 8 Marsit në këtë qendër sociale ku ne shërbejmë një vakt falas, e sigurohemi që, pavarësisht rrethanave ekonomike apo gjendjes sociale, asnjë zonjë, asnjë grua, asnjë gjyshe e Tiranës, nuk duhet të ngryset pa një vakt. Ndaj, më vjen mirë që kjo qendër sociale është bërë model dhe kjo mensë sociale na shërben edhe për të transformuar gjendjen sociale në pjesë të tjera të Tiranës, dhe për t’u siguruar që në çdo cep të kryeqytetit të krijojmë të njëjtat mundësi”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Pasi shërbeu ushqim për to Veliaj tha se çdo burrë duhet të kuptojë rëndësinë që gruaja ka, jo vetëm në familje por edhe në jetën shoqërore të vendit.

218365 218364 218362

Pin It