Kryeministri Rama: për 8 mars dhurova tre buqeta me lule

Screenshot_1-25

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka nisur ketë 8 mars me një tregim te shkurtër personal. Në Konventën e Grave Socialiste për 8 Marsin kryeministri e nisi fjalën e tij duke treguar se kujt i kishte dhuruar lule këtë ditë të shënuar për të gjithë gratë.

“Bëra tre tufa me lule, një për Anetën të cilës për fat të keq i ra të kishte një djalë që duhet të jetë i lidhur dhe ka të bëjë me burra që ajo s’do donte kurrë të kishte të bënte dhe së cilës s’do mund të jem asnëjherë aq mirënjohës sa meriton, se ndryshe nga tjerat ka një djalë të vecantë që djali i ka kaluar të 50­tat dhe çfarë nuk dëgjon për të. Nuk ka nënë që do donte ti dëgjonte Së dyti për atë që më bëri gruan vjehrrën dhe sot erdhi dita që Pandi dëgjon se kryeministri i dhuron lule vjehrrës. Dhe së treti Gjysmës time më mirë të cilën sa më shumë kalon koha aq më e mirë bëhet. Më kujtohet Pandi që patëm një garë indirekte në një Kongres. Unë u bëra kryetar i PS. Pandi sekretar i përgjithshëm, shkruam te Partia e të ishim thikë e brisk, Si ta bëjmë i tahsh? Si fillim tha mos hajde më me çorape të kuqe dhe tha seriozisht që duhet të martohesh se një kryetar i pa martuar dhe me çorape të kuqe e ka vështirë partia ta mbajë. Dhe ja erdhi dita që Pandi dëgjon që unë i çoj lule vjehrrës”. ­tha Rama

Por në fund Rama nuk la pa e lidhur këtë ditë ndërkombëtare me politikën. Ai tha se kjo ditë ka arsye për tu festuar në gjirin e PS-së për vetë faktin e numrit të lartë të grave që ka në përbërje të saj

Pin It