Ronaldo i frikshëm, shënon më shumë se skuadra e Romës

ronaldo

Deklaratat e tij, pas humbjes në derbi kundër Atletico Madrid, kanë bërë shumë bujë “Nëse shokët e mi të skuadrës do të ishin në nivelin tim, do të ishim të parët në kampionat”.

Mungesë respekti, por një e vërtetë që nuk mund të kundërshtohet.

Pas “pokerit” të realizuar kundër Celta Vigo, Ronaldo ka marrë edhe vendin e parë në renditjen e golashënuesve të kampionatit spanjoll, duke lënë mbrapa Luis Suarezin e Barcelonës.

Nga ana tjetër në dy sezonet e fundit, CR7 ka fituar trofeun “Pichichi” në një kampionat ku luan Lionel Messi, nuk është një gjë e vogël. Duke u rikthyer te Liga e Kampionëve, Roma duhet të luajë me Salah, Perotti dhe El Shaarawy në mbështetje të Dzekos.

Një sulm që deri tani ka realizuar 20 gola në garën më të rëndësishëm evropiane për klube. Ronaldo e ka arritur këtë kuotë në vitin e tij të parë te Real Madrid në 2009-në.

Në tre edicionet e fundit, Cristiano ka qenë gjithmonë golashënuesi më i mirë (vitin e kaluar ka realizuar të njëjtin numër golash me Neymar dhe Messi), ndërsa në edicionin aktual është i vetëm në krye me 12 gola dhe mund të thyejë rekordin e golave të shënuar në një sezon (17) të arritur, nuk mund të ishte ndryshe, nga vetë ai në sezonin 2013-14.

Në krahasim, e gjithë Roma ka realizuar 11 gola deri tani. Golat nuk janë gjithçka në futboll, por kanë shumë rëndësi. Dhe në këtë aspekt, Cristiano Ronaldo vlen më shumë se skuadra e trajnerit, Luciano Spallettit dhe ajo e shokëve të tij të marra së bashku.

Pin It