Tirane, policia rrugore buqetë me lule për gratë dhe vajzat shofere

218333

Mund te jenë trembur pa masë, por me siguri kjo mund te jete një nga dhuratat me te veçanta dhe të dhuruara në mënyrë më të veçantë për këto gra dhe vajza shofere qe shikoni ne foto. Patrullat e policisë rrugore në kryeqytet me rastin e ditës ndërkombëtare te gruas ka bere një gjest shume te veçante. Ne fillim një vajze police ndalonte drejtueset e automjeteve me pas enje punonjës policie mashkull i dhuron atyre një buqët me lule dhe u uron 8 marsin. Një gjeste ky i pa hasur ndonjëherë me pare, dhe normal edhe shoferet nuk e kane fshehur habinë e tyre me ketë veprim. Madje njëra nga vajzat tha e habitur: “Thashë se çfarë gabimi bëra”. Në media shpesh kemi dëgjuar vetëm me ankesa në lidhje me gjobat e vëna nga ky dikaster por sot patrullat e policisë përveç disiplinimit të qarkullimit të automjeteve ka bërë edhe këto dhurata për të treguar rëndësinë që kjo gjini ka për jetën shoqërore.

plcl

plc

218336

Pin It