Korçe, tregtaret ne protestë u caktohet se çfarë duhet te tregtojnë

korce_pazari

Me dhjetëra tregtarë te tregut karakteristik të Korçës kanë dalë këtë të martë në protestë në lidhje me një vendim që ka marr bashkia e qytetit juglindor. Sipas tregtarëve bashkia ka marr një vendim i cili ka përzgjedhur aktivitetet tregtare që do ushtrohen në pazarin karakteristik pas qershorit. Ky vendim kushtëzon tregtarët aktual që ose të tregtojnë atë që është përzgjedhur nga bashkia ose duhet të mbyllin aktivitetin e tyre. Bizneset e lejuara nga Bashkia janë 26 lloje si  atelie arti, dyqane instrumentesh muzikore, farmaci etj. Tregtarët thanë se vendimi nuk mund të merret pa u konsultuar më parë me grupin e interesit.

Tregtari: Këtu janë vendosur disa kritere që ne nuk u përshtatemi këtyre kritereve. Ju bëjmë thirrje të gjithë tregtarëve që të ngrihemi dhe të protestojmë për këtë problem sepse ne mbajmë tërë familjet tona me këto dyqane. Unë nuk jam dakort sepse nuk i përshtatem dot atij lloj biznesi.

Tregtari: Kostume, gjëra, konfeksione, ku ta çoj atë mall unë? 15 vjet dyqanin e kam timin, çfarë bëhet kështu, unë me atë dyqan mbaj 6 fëmijë.

Tregtari: Nëse një biznes ka një kontratë 5 vjeçare nuk mund t’ia hedhësh poshtë, sikur të jetë dhe një biznes i vetëm, jo këtu që bëhet fjalë për dhjetëra biznese.

Tregtarët i janë drejtuar me një peticion Bashkisë së Korçës, ku i kërkojnë të ndryshojë vendimin.

Nga ana tjetër Bashkia u ka lënë afat tregtarëve të zhvendosen ose të përshtatin aktivitetin, deri në fund të qershorit.

Pin It