Dhurata me çmimin më të lartë…

Një argjendar ishte ulur në tryezën e tij dhe shikonte i hutuar përmes xhamit të dyqanit rrugën.
Një vajzë e vogël hyn në dyqan dhe mbështet hundën e saj mbi xhamin e banakut. Sytë e saj shndritën kur kur panë diçka që ishte ekspozuar aty. Me gishtin e saj i tregoi argjendarit një varëse me gur në ngjyrë blu.

Është për motrën time, a mund të ma paketoni bukur?

Pronari i dyqanit duke parë me çudi këtë kliente të vogël i thotë:

Sa para ke me vete?
Pa hezitim vajza duke qëndruar në majë të gishtave vë mbi banak një arkë të vogël prej druri. Pasi e zbrazi arkën mbi banak aty dolën disa monedha prej hekuri, para letre në prerje të vogël dhe disa letra me figura.

Mjaftojnë? – tha vajza me krenari. Unë dua ti bëj një dhuratë motrës sime. Që kur mami është ndarë nga jeta ajo është kujdesur si një nënë për mua dhe nuk ka kohë asnjëherë për t’u kujdesur për veten e saj. Sot është ditëlindja e saj dhe unë jam e sigurt që kjo dhuratë do e bëjë shumë të lumtur. Ky gur ka ngjyrën e syve të saj.

Argjendari shkon për të marrë letrën e amballazhimit dhe një kuti për të vendosur dhuratën. Pas pak çastesh ai kthehet me një letër ngjyrë të kuqe dhe një fjongo ngjyrë të artë.
Paketon dhuratën dhe e porosit vajzën që ta mbante me kujdes. Vajza e mbajti si një trofe.

Një orë më vonë hyn në dyqan një vajzë e bukur me sy blu. Ajo e vendos dhuratën e paketuar me merak nga argjendari mbi banak dhe e pyet: Kjo varëse është blerë këtu?
– Po zonjushë!
– Dhe sa kushtoi ju lutem?
– Unë nuk i tregoj çmimet që aplikoj me klientët.
– Por motra ime kishte pak para dhe kurrë nuk mund të më blinte një varëse si kjo.
– Argjendari mori me kujdes dhuratën dhe ia vuri vajzës ndër duar.
– Motra jote e ka paguar. Ajo e pagoi me çmimin më të lartë që çdokush mund të paguajë. Ajo dha gjithçka që kishte …!

 

Pin It