Koha ta lini telefonin pak mënjanë

Eshtë koha ta lini telefonin pak mënjanë pasi do të keni të tjera përfitime.

Të bën më social.

Në vitin 2015 Kate Unsworth dhe Ceo e Vinaya-s, një sipërmarrje në Londër  kreu një eksperiment kurioz. I çoi 35 nënpunës në shkretëtirën marokene, ku kaluan 4 ditë pa prekur telefon me dorë dhe 5 neuroshkencëtarë që observuan sjelljet e tyre. U provua se ditën e tretë ata ecnin më drejt, vendosnin më shumë kontakte vizuale dhe kujtonin më shumë detaje gjatë bisedave.

Përmirëson cilësinë e jetës.

Universiteti i Merilendit sapo ka përfunduar një studim me një grup studentësh që nuk përdorën telefonët. Kaluan më shumë kohë me miqtë dhe familjen, bënin më shumë ushtrime, gatuanin dhe konsumonin ushqime më të shëndetshme.

Nxit produktivitetin.

Shumë studime kanë treguar se mjafton një dorë në telefon që të zvogëlohet vëmendja jonë dhe japim më pak. Ai na shpërqendron, rrit varësinë ndaj përdorimit. Franca ka rregulluar me ligj të drejtën e punonjësve për të mos përdorur aparate digjitale jashtë orarit zyrtar të punës.

Favorizon çlodhjen.

Është provuar se drita blu e ekranit redukton prodhimin e melatoninës, një hormon që na ndihmon në gjumë. Para se të flini duhet të evitoni videolojërat me aksion, ose leximin e njoftimeve të pakëndshme apo edhe polemika në telefon. Do t’ju rritin nivelin e adrenalinës, një hormon që vë në alarm organizmin dhe mund t’ju çojë në pagjumësi.

Rrit aftësinë e përqendrimit.

Sipas një studimi të kryer në Kanada nga Microsoft koha mesatare e vëmendjes së një përdoruesi ka kaluar nga 12 sekonda në vitin 2000 në vetëm 8 sekonda në ditë tona. Specialistët besojnë se përdorimi masiv i teknologjisë dhe nevoja për të bërë disa detyra njëkohësisht na ka bërë të paguajmë këtë çmim konjitiv.

Përmirëson pozicionin e trupit.

Traumatologët dhe fizioterapistët flasin për sindromën e qafës, një dhimbje muskulare gjithnjë e më e shpeshtë tek të rinjtë të shkaktuar nga pozicionet e këqija të marra gjatë përdorimit të celularëve. /bota.al/

Pin It