Kryemisnistri Rama uron akademikun Idriz Ajeti në 100-vjetorin e lindjes

screenshot-1_1485517297-737137-735x800 (1)

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër urimi akademikut nga Kosova, Idriz Ajetitit, i cili sot mbush 100 vite jetë.
Në letrën e kreut të qeverisë shqiptare drejtuar akademikut Ajeti, Rama e vlerëson lartë për kontributin e paçmuar që ai ka dhënë në studimet për gjuhën shqipe.

“Nëpërmjet studimeve tuaja, shqipja shfaqet jo vetën si një organizëm i gjallë dhe aspak një idiomë e mumifikuar, pergjumur në shekuj dhe ringjallur si per mrekulli, por edhe si një instrument marrëdheniesh njerezore me fqinjet sllave, me te cilet perveç nje fondi letrar dhe folklorik shpesh te ngjashem, deshira e madhe për paqe, zhvillim, integrim dhe drejtësi të vënë ne vend, na jep dore për të dialoguar dhe bashkëpunuar në vërtetësi’, thekson Rama.

Më tej, Rama thotë se gjithkush që është i ndergjegjshern per trashegimine e tij, duhet të ndodhet si një nxenes i perjetshern perballe nje pune kolosale. /gj.m/f.n/

Pin It