Shtatë përdorimet e aspirinës që nuk i njohim

16296019_1785496348439483_1728216263_n

Përdorimet e aspirinës nuk jane vetëm për gripin dhe dhimbjen e kokës. Ky medikament ka dhe përdorime të tjera që mbase nuk i keni dëgjuar. Ja shtatë mënyra sesi mund ta përdorni aspirinën.

1.Heq njollat e lëkurës
Aspirina përmban një përbërës tretës të yndyrës që përdoret në prodhimin e kremrave dhe pastruesve të lëkurës. Përzieni 7 pilula aspirina me 3 lugë kos dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni në fytyrën tuaj të pastër, dhe mbajeni maskën për 15 minuta. Ky trajtim do ta lërë lëkurën tuaj rrezatuese dhe të butë. Kjo përzierje ndihmon në reduktimin e shenjave dhe njollave dhe parandalon bllokimin e poreve.

2.Eleminon kallot e këmbëve
Ky medikament ndihmon në zbutjen e thembrave dhe heq lehtësisht lëkurën e vdekur. Thërrmoni 7 aspirina dhe shtoni gjysmë lugë gjelle lëng limoni për të formuar një masë homogjene. Aplikoni përzierjen tek thembrat e këmbëve dhe mbulojini me një leckë të ngrohtë. Lëreni për 10 minuta, dhe pastaj të pastroni me një pecetë të butë zonën ku është aplikuar kremi.

3. Ndihmon në reduktimin e akneve
Aspirina ndihmon në qetësimin e akneve për shkak të vetive të saj anti-inflamatore. Thërrmoni 2-3 pilula aspirina dhe përziejeni me lëng limoni. Aplikoni përzierjen në puçër dhe lëreni për disa minuta para se të lani atë. Shmangni përdorimin e kësaj përzierjeje para ekspozimit në diell.

4.Qetëson pickimet nga insektet
Aspirina mund të ndihmojë në uljen e ënjtjeve dhe zbutjen e kruarjeve të shkaktuar nga pickimi i mushkonjave. Thërrmoni aspirinë në një lugë gjelle dhe lageni me ujë. Këtë përzierje aplikojeni në zonën e prekur për disa minuta.

5.Rigjeneron flokët e dëmtuar
Flokët tuaj mund të përfitojnë gjithashtu nga përdorimi i aspirinës. Për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim, thërrmoni disa aspirina në një gotë me ujë të ngrohtë dhe të aplikojeni në flokë të larë. Lëreni për rreth 15 minuta, dhe pastaj shpëlajini flokët.

6.Heq njollat e djersës nga rrobat
Aspirina gjithashtu shërben për tu dhënë jetë të re  rrobave tuaja. Aplikoni një pilulë aspirinë tretur në ujë të ngrohtë tek njollat e djersës në rroba dhe lëreni gjatë gjithë natës. Më pas, lajini rrobat tuaja si zakonisht dhe gëzojuni rezultatit.

7.Zgjat jetën e luleve

Për të bërë që lulet natyrale të jetojnë më gjatë, shtoni një tabletë të grimcuar aspirina në ujin e vazos ku i keni vendosur. Kjo funksionin veçanërisht për trëndafilat duke i bërë ata të jetojnë më të gjatë dhe në gjendje të mirë.

 

 

Pin It