Masat kundër zjarreve, nis aksioni për inspektimin e kushteve të sigurisë në shkollat e kryeqytetit

download

Prej disa ditësh, zjarrfikëset e Tiranës kanë nisur një aksion për inspektimin e kushteve të sigurisë në shkollat e kryeqytetit.

Në gjimnazin ‘Qemal Stafa’ specialistët u shpjeguan nxënësve masat që duhet të merren në raste zjarri ndërsa shkolla ka të gjithë elementët e sigurisë që nga shkallët e emergjencës apo dhe mjetet për shuarjen e flakëve. Shkaktarët kryesorë të zjarreve vijojnë të mbeten bombolat e gazit. Për këtë arsye, të tilla bombola që përdoren vetëm për kamping nuk duhet të rimbushen.
‘Bombolat e kampingut janë bombola një përdorimshe që nuk duhet të rimbushen dhe futen në shtëpi pasi ato janë për kampingje në natyrë dhe janë të rrezikshme.’
Zjarrfikësit apelojnë qe në banesa të mbahen fikse zjarri dhe te vendosen pajise me sinjalizues të rrjedhjes së gazit.

Pin It