Një studim i kryer tek 400 mijë njerëz ka zbuluar se dhënia e antibiotikëve tek foshnjat rrit rrezikun e zhvillimit të kësaj alergji të dhimbshme të lëkurës me 41%.
Shkencëtaret mendojnë se dhënia e antibiotikëve tek bebet kaq herët vret bakterin natyral në zorrë, prandaj sistemi i tyre imunitar është më i ndjeshëm ndaj baktereve dhe mikrobeve.
Kjo do të thotë se kur janë të ekspozuar ndaj substancave të huaja dhe relativisht të dëmshme, si poleni, sistemi i tyre imunitar fillon të shfaq alergji.
Ekspertët janë më të shqetësuar se përdorimi i antibiotikëve pa rekomandimin e mjekëve krijon rezistencë të baktereve. Rezistenca ndaj antibiotikëve ndodh kur bakteret gjejnë mënyra për t’u përshtatur dhe për t’u mbijetuar efekteve të ilaçeve.