Kura natyrale si të përshpejtoni shërimin e bycit

Infeksioni i lëngut të syrit  ose bycat e bezdisshëm ndodh të na shfaqen shpesh.

Bllokimi i gjëndrës së vajit ‘ujit të syrit’ për shkak të papastërtive apo grimit bën që bakteret të infektojnë kapakun e syrit. Zakonisht kjo gjë kërkon një apo dy javë të shërohet, por ju mund të përshpejtoni këtë proces përmes disa përbërësve natyralë në kushte shtëpie.

Kompresat e ngrohta

Mbajtja e një komprese të ngrohtë në sy përshpejton qarkullimin e gjakut e për pasojë procesin e shërimit. Përsëriteni 3-4 herë në ditë për 5 minuta.

Çaji i gjelbër

Çaji jeshil ka veti inflamatore dhe nëse ju vendosni qeskat e përdorura të çajit jeshil mbi byc kjo gjë do të parandalojë përhapjen e infeksionit .

Xheli i Aloe Verës

Ajo që duhet të bëni është merrni pak xhel aloe vera direkt nga bima dhe të lyeni syrin. Pas 20 minutash shpëlajeni normalisht e do të shikoni që byci do të zhduket për më pak se 5 dite.

Pin It