Pediatrit ndalojnë lëngun e frutave për fëmijët e kësaj moshe

Pediatrit më të mirë amerikane këshillojnë prindërit të mos u japin fëmijëve lëngje frutash në vitin e parë të lindjes, pasi nuk janë edhe aq të shëndetshme sa shumë prindër mund të mendojnë.

Më parë, Akademia Amerikane e Pediatrisë ka këshilluar prindërit të shmangin 100% lëngun e frutave për foshnjat nën 6 muajsh.

Tani ato e kanë rritur kufirin dhe rekomandojnë që këto pije duhet të përjashtohen krejtësisht nga dieta e fëmijës gjatë vitit të parë të lindjes. Shqetësimi është se lëngjet e frutave nuk ofrojnë asnjë vlerë ushqyese dhe mund të zënë vendin se asaj për çka fëmijët realisht kanë nevojë: qumështin e gjirit dhe proteinat, yndyrat, mineralet si kalciumi që gjendet tek ai.

Është hera e parë që grupi i pediatërve përditëson udhëzimet në lidhje me lëngjet e frutave që nga viti 2001.

“Mendoj se është një këshillë fantastike për foshnjat dhe vonesën gjatë të saj. Prindërit mendojnë se foshnjat e tyre kanë nevojë për lëngje frutash, por në fakt është një ide shumë e gabuar”, thotë dr. Elsie M. Taveras, shefja e divizionit të pediatrisë së përgjithshme tek Spitali i Fëmijëve MassGeneral në Boston.

Një tjetër shqetësim është se lëngjet e frutave mund të jenë një pikënisje për konsumimin e pijeve të gazuara.

“Kemi studime që tregojnë se foshnjat që konsumojnë më shumë lëngje në vitet e para të lindjes janë më shumë të prirur që të konsumojnë pije të gazuara ose më përmbajtje të sheqerit”.

 

Burimi: New York Times  dhe Gazeta Shendeti

Pin It