Kush tha se Algjebra ka vetëm simbole? Ajo shprehet edhe me poezi…

Në ditët tona, ne nuk mund të imagjinojmë algjebrën pa simbole, por ka qenë një kohëqë,  kur disa nga këto simbole futeshin në botën e matematikës ishte një arritje e madhe. Personi që ndërmori një nga hapat më të rëndësishëm në këtë drejtim ishte matematikani i fundit mysliman nga Andaluzia, Ebu Hasan ibn Ali al-Kalasadi (d. 1486).

Kalasadi lindi në vitin 1412 në Baz, një qytet i vogël pranë Granadës. Ai studioi shkencat Islame në qytetin e tij të lindjes deri në moshën 24 vjeçare dhe më pas udhëtoi për rreth 15 vjet përtej Afrikës së Veriut për të studiuar dhe diskutuar tema të ndryshme me shumë njerëz të arsimuar që takonte gjatë rrugës. Më i famshëm nga këto ishte ndoshta dijetari i shquar i hadithit Ibn Haxher al-Askalani (1449), të cilin Kalasadi e takoi shkurtimisht në Egjipt. Pastaj u kthye në Spanjë, duke u vendosur në Granada, ku vazhdoi të studionte dukeu përqendruar veçanërisht në matematikë, juridik dhe filozofi.

Kalasadi është i njohur për punën e tij në matematikë, një lëndë në të cilën ai shkroi së paku 11 vepra të mëdha. Më e rëndësishmja nga këto ishte Tafsir fi’l-‘Ilm al-Hisab (Komentim mbi Shkencën e Aritmetikës). Në të, Kalasadi paraqiti simbolet e reja algjebrike, duke i tejkaluar kështu simbolet e thjeshta që matematikanët e hershëm siç ishin Diofantus dhe Brahmagupta kishin krijuar. Është e rëndësishme të kuptohet se kontributi i veçantë i Kalasadit nuk fakti që ai ishte i pari që fuste simbole të reja ose i pari që zhvillonte një sistem simbolesh në algjebër, por se ai ishte i pari (për të cilin kemi dijeni) që i ka bërë këto të dyja së bashku .

Ai përdori një simbol të ngjashëm me ∫ si një shenjë barazimi  (siç është sot =), ekuivalenti arab i m për vlerat  katrore si  dhe ekuivalenti arab i K për vlerat kubike . Kalasadi gjithashtu standardizoi përdorimin e fjalëve arabe “va” për mbledhjen, “illa” për zbritjen, “fī” për shumëzimin, dhe “alā” për pjestimin. Ai gjithashtu thuhet se ka qenë i pari që ka ndarë numëruesin dhe emëruesin e një thyese me një vizë. Të gjitha këto kontribute janë çelësi për kuptimin dhe përdorimin e matematikës sot.

Në të njëjtën kohë, ai nuk e lejoi fokusimin e tij në matematikë ta largonte prej aftësive të tij krijuese dhe artistike. Në fakt, ai shkroi një libër të tërë duke shpjeguar rregullat e algjebrës në poezi! Ai gjithashtu shkroi nëntë libra për gramatikën dhe letërsinë dhe 11 për jurisprudencën islame sipas medh’hebit Maliki dhe shkencën e hadithit. Një nga studentët e Kalasadit, Ebu ‘Abdullah el-Sanis, ka shkruar 26 libra mbi matematikën dhe astronominë, disa prej të cilave u njohën si tekste autoritative në Afrikën e Veriut.

Kalasadi është një shembull perfekt i ndërthurjes së shkencave Islame me ato natyrore. Kur’ani nuk është vetëm burim frymëzimi për muslimanët, por gjithashtu u kërkon vazhdimisht të reflektojnë në mënyrën se si funksionon universi ynë. Ndoshta Kalasadi e kuptoi se përdorimi i simboleve në matematikë do ta bënte këtë proces të reflektimit shumë më interesant.

 

Pin It