Kuvendi e miraton, EULEX në Kosovë edhe për 2 vjet

EULEX-ndertesa_L.H._782885_226000

Kuvendi i Kosovës ka votuar me 84 vota pro dhe 6 kundër vendimin e qeverisë për vazhdimin e mandatit të misionit EULEX në Kosovë edhe për dy vjet.
Shumica e deputetëve në diskutimin e tyre theksuan dështimet në të kaluarën të këtij misioni dhe kërkuan që ai të përmbushë misionin.

EULEX Kosova është krijuar me synimin e përgjithshëm që t’i ndihmojë institucionet, organet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit të Kosovës në zhvillimin e drejtësisë efektive të bazuar në sundimin e ligjit dhe të lirë nga ndikimet politike.

Ky Mision është misioni më i madh civil i themeluar në kuadër të Politikave të Përbashkëta për Siguri dhe Mbrojtje (CSDP) të Bashkimit Evropian.

EULEX-i ka ndihmuar institucionet, organet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimi e ligjit të Kosovës në avancimin e tyre drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies dhe në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të sistemit të drejtësisë, policisë dhe shërbimit doganor shumë-etnik e të pavarur.

EULEX-i kishte edhe kompetenca ekzekutive në fushën e sundimit të ligjit, në veçanti sa i përket hetimit dhe ndjekjes penale të krimeve të rënda dhe të ndjeshme.

Pin It