Kosovë: Fëmijët kryejnë punë të rënda, të pambrojtur nga ligji

femije-duke-punar

Agjencia e Statistikave të Kosovës konstaton se 10.7 % e fëmijëve nga 5-17 vjeç janë të angazhuar në punë ndërkohë që 6.8% e tyre punojnë në kushte të rrezikshme, shkruan Gazeta Express.

Pas publikimit të këtij rezultati Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve, organizatë që mbron të drejtat e fëmijëve ka reaguar duke ju kërkuar institucioneve përgjegjëse të shtojnë kujdesin për këtë kategori të shoqërisë.

Drejtoresha e KOMF, Donjeta Kelmendi është shprehur për Radio Evropa e Lirë: ‘’Shumica e fëmijëve që janë të përfshirë në punë të rënda, në një mënyrë, detyrohen të sillen si të rritur, duke mos pasur mundësi t’i gëzojnë të drejtat e tyre si fëmijë. Fëmijët u ekspozohen një sërë rreziqeve për shëndetin, si dhe formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijëve, përfshirë: neglizhimin, keqtrajtimin, abuzimin fizik dhe psikologjik, e në disa raste mungesën e regjistrimit, mungesën e qasjes në arsim dhe mungesën e strehimit, duke e vënë veten përballë edhe rrezikut të shfrytëzimit seksual ose trafikimit. KOMF konsideron që akoma nuk ka vullnet të mjaftueshëm institucional në nivel komunal në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve nga punët e rënda’’.

Pin It