Mjekët pa kufij: Refuzojmë fondet e BE për refugjatët, politika të turpshme

20160617173135477646

Organizata bamirëse “Mjekët pa kufij” informoi se nuk do të pranojë më fonde nga Bashkimi Europian, pasi nuk bie dakord me politikat e unionit sa i përket trajtimit të emigrantëve. Për “Mjekët pa kufij”, ajo që sjell shqetësim, është marrëveshja e BE-së me Turqinë, në bazë të së cilës Ankaraja pranon të sistemojë emigrantët që kalojnë detin drejt Greqisë me anijet e trafikantëve.

Numri i refugjatëve që janë dyndur në Europë këtë vit, shumica nga Siria e shkatërruar prej luftës civile, është më i larti që prej Luftës së Dytë Botërore. Në 2015-n, “Mjekët pa kufij” morën 63 milionë dollarë nga Bashkimi Europian. Por tani i refuzojnë fondet e bllokut, sepse nuk pajtohen me “politikat e turpshme të BE-së, dhe shtimin e përpjekjeve të udhëheqësve europiane për t’i larguar njerëzit nga brigjet e kontinentit të vjetër”.

Në BE është rritur frika për dyndjen e emigrantëve brenda vendeve të unionit dhe shtimin e krimeve dhe të akteve terroriste.

Pin It