Erdogan kërcënon BE-në: Nëse mbyllni bisedimet, hapim dyert për refugjatët

erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi të premten për hapjen e portave për emigrantët drejt Europës, pas deklarimit të Parlamentit Europian se mund të pezullojë bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE.

Erdogan e akuzoi Europën për mosmbajtje të fjalës, duke rikujtuar ndihmën e dhënë nga Turqia për ndalimin e emigrantëve në kufi me Bullgarinë.

“Ju qanit kur 50 mijë refugjatë ishin në kufi me Bullgarinë. Pyesnit veten “ç’do të bëjmë nëse Turqia hap dyert”. Nëse shkoni më tej ata kufij do të hapen. Ta dini këtë”, u shpreh Erdogan.

Turqia dhe BE kanë një marrëveshje e cila kërkon që BE t’i akordojë Turqisë 6 miliard euro deri në 2018 në këmbim të mbajtjes së emigrantëve të paligjshëm larg Europës. Marrëveshja përfshin edhe përshpejtim të negociatave me BE, gjë të cilën PE pretendon të pezullojë si rezultat i situatës që vijon në Turqi që prej të ashtuquajturit “grusht shteti”.

Pin It