Real vuan por fiton, Ronaldo dopietë. Video:

cristiano-ronaldo-real-madrid

Reali i Madridit ka fituar me rezultatin 2 me 1 në Santiago Beranbeu kundër skuadrës së Gijonit. Cristiano Ronaldo ka shënuar 2 herë në pjesën e parë brenda 18 minutave. Sporting Gijon është përgjigjur me Karlos Karmona, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 35. Reali ka vuajtur gjatë gjithë pjesës së dytë ku në shumë raste ka rrezikuar pësimin e golit të barazimit. Në minutën e 78 Gijon ka gabuar dhe një 11 metërsh me Duje Cop, gjuajtja e të cilit ka kaluar mbi traversë. Me këtë fitore Reali mban vendin e parë me 7 pikë më shumë se Barcelona, e cila do të luajë nesër kundër skuadrës së Socideadit. Me këtë dopietë Ronaldo është shënuesi më i mirë në La liga me 10 gola, 2 më shumë se Messi dhe Suarez. Më poshtë video me golat dhe rastet e ndeshjes:

https://www.youtube.com/watch?v=d5Y_bWlLGFU

Pin It