Alarm: 1.8 miliardë njerëz vuajnë nga mungesa e ujit të pastër

mungesa-e-ujit-ne-bote-1

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dhënë alarmin se 1.8 miliardë njerëz vuajnë nga mungesa e ujit të pastër. Një nga problemet më të mëdha të planetit, është se burimet e ujit të pijshëm, janë duke u pakësuar.

Sipas një raporti për ujin e pijshëm dhe higjienën në rang global, 748 milionë njerëz në botë nuk kanë akses ndaj burimeve të rehabilituara, ndërsa 1.8 miliardë njerëz mendohet se konsumojnë ujë që përzihet me ujërat e zeza.

OBSH informoi se për shkak të konsumimit të ujit jo të pastër, të paktën 2 milionë njerëz humbin jetën çdo vit në botë. Ndërsa çdo ditë rreth 1 mijë fëmijë humbin jetën për shkak se infektohen nga sëmundje të marra nga përdorimi i ujit të papastër. Problem tjetër është se rreth 70 për qind të ujërave të zeza përdoret në bujqësi, pasi fermerët përdorin ujin e lumenjve. Në lumenj dhe liqene derdhen 80 për qind të ujërave të zeza pa u trajtuar.

Pin It