Mungesa e vitaminës D rrezikon probleme serioze

img_cuales_son_los_beneficios_de_la_vitamina_d_21524_600

Vitaminat janë tepër të nevojshme që organizmi të funksionojë normalisht. Herë pas here është mirë të konsultoheni me një doktor për të parë nëse keni mungesa vitaminash. Një nga vitaminat e rëndësishme është vitamina D, mungesa e të cilës rrezikon probleme serioze.

Diabeti

Personat e prekur nga diabeti kanë nivele më të vogla të vitaminës D në trup. Studimet tregojnë se nivelet e vogla të vitaminës D dhe obezitetit janë ndër mënyrat se si shkaktohet diabeti.

Mbipesha

Meshkujt dhe gratë obezë janë më të predispozuar të kenë mungesë të vitaminës D. Këtë vitaminë mund ta fitoni nga rrezet e diellit dhe produktet e djathit.

Sëmundjet e zemrës

Sëmundjet e zemrës janë shenjë e pastër e mungesës së vitaminës D. Edhe nivelet më të vogla të vitaminës D e trefishojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Lindja e parakohshme

Gratë që janë në pritje për t’u bërë nëna, janë më të rrezikuara të kenë lindje të parakohshme nëse kanë mungesë të kësaj vitamine. Veç kësaj, vitamina D nevojitet edhe për të zvogëluar infeksionet bakteriale në placentë.

Rënia e flokëve

Nëse keni probleme me rënien e flokëve atëherë keni nivele të ulta të vitaminës D. Kjo vitaminë është e rëndësishme për ciklin e flokëve dhe I ndihmon flokët të kalojnë nga faza e “pushimit” në fazën e rritjes.

 

Pin It