Trajneri Pep Guardiola ka kërkuar investime të tjera për përforcimin e skuadrës. Sipas tabloidit “Daily Mirror”, “citizens” janë gati të shpenzojnë 168 milionë euro për blerjen e 3 futbollistëve.
Një prej emrave që është shënuar në listën e dëshirave të trajnerit Guardiola është ai i Hektor Bellerin, kartoni i të cilit te Arsenali vlerësohet 45 milionë euro. Mbrojtësi i ri i “topçinjve” është vënë edhe në shenjën e Barcelonës, ku ai është i formuar si futbollist.
Futbollisti i dytë në listën e objektivave të Man. City është Leonardo Bonucci dhe ky nuk është aspak një lajm i ri. Vlera e kartonit të mbrojtësit italian arrin deri në 68 milionë Euro, shifër të cilën është gati ta paguajë edhe skuadra e Chelseat për ta sjellë në “Stamford Bridge”.
Por luftën më të madhe duket se City do ta bëjë me Realin e Madridit. Klubi anglez ka vënë në shënjestrën e tij edhe Pierre Emerick Aubameyang në gjurmët e të cilit është vënë prej kohësh klubi “merenges”. Vlera e kartonit të Aubameyang arrin deri në 56 milionë euro.