Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve

champions-league-trophy

Sot në mbrëmje do të luhen ndeshjet e katërta për fazën në grupe në ligën e kampionëve.

Spikat sfida në Etihad Stadium midis skuadrës së Mancester Sitit dhe skuadrës së Barcelonës. Skuadra e Guardiolës do të kërkojë revansh për atë humbje të thellë që ish skuadra e tij i shkaktoi dy javë më parë në Kamp Nou. Barcelona kryeson grupin C me 9 pikë e ndjekur nga Mancester Siti me 4 pikë. Në vendin e 3 renditet skuadra e Gladbahut me 3 pikë e cila përballet sot me skuadrën e Selltikut , skuadër që mban vendin e fundit ë grup me vetëm 1 pikë. Skuadra e Sitit është e detyruar të kërkojë 3 pikët pasi në të kundërt do ta rrezikonte kualifikimin në fazën tjetër.

Një tjetër sfidë interesante është ajo midis skuadrës së BAjernit të Mynihut dhe PSV Eindhoven në fushën e këtyre të fundit. Bajerni është në pozita shumë komode dhe një fitore e sotme do të nënkuptontë kalim për në fazën tjetër nëse skuadra Ruse e Rostov nuk arrin të marrë 3 pikët në Visente Kalderon kundër skuadrës së Atletikos së Madridit. Atletiko kryeson grupin D me 9 pikë të plota e ndjekur nga skuadra e Bajernit me 6 pikë. Rostov dhe Psv mbajnë respektivisht vendin e tretë dhe të katër me nga 1 pikë secila.

Përvec ndeshjeve për grupet C dhe D do të luhen dhe ndeshjet për grupet A dhe B. Në grupin A skuadrat e Arsenalit dhe Parisit pritet të kualifikohen nëse fitojnë ndeshjet e tyre.

Më poshtë lista dhe oraret e ndeshjeve:
Champions League – Grupi A
20:45Basel – Paris Saint Germain
20:45 Ludogorets Razgrad – Arsenal
Champions League – Grupi B
18:45Besiktas – SSC Napoli
20:45Benfica – Dynamo Kyiv
Champions League – Grupi C
20:45Borussia Moenchengladbach – Celtic
20:45Manchester City – Barcelona
Champions League – Grupi D
20:45Atletico Madrid – FC Rostov
20:45PSV Eindhoven – Bayern Munich

Pin It