Rikthehet ligji për median online, 72 orë kohë për të fshirë komentet e padëshiruara

l-news-9317132

Qeveria do të rikthejë për përmirësim projektligjin për tregtinë elektronike, i cili cilëson të ndëshkueshme çdo fyerje apo koment në portalet në internet. Ndryshimet janë arrritur pas konsultimeve me mediat online dhe bazohen në udhëzimin e Bashkimit Europian.

Sipas ministres së Inovacionit, Milena Harito, konsultimet ndihmuan në saqrimin e akuzave të medias online, e cila pretendonte se ligji cënon lirinë e shprehjes.

“Nuk është se kemi ndonjë afat dhe nuk është se ka dhe ndonjë urgjencë për këtë, në këtë çështje sepse siç e thashë dhe një herë ligji ekziston, pra janë thjesht teknikalitete që po përmirësohen, por do të ndjekë procedurën e vet, nuk besoj se ja arrijmë këtë sesion, por besoj pas janarit do të jetë në Parlament”, thotë ministrja Harito.

Ndryshimet në ligjin për tregtinë elektronike plotësojnë mangësitë që kishte ligji i parë, si psh afatin e fshirjes së komenteve të padëshiruara në portale.

“Për t’ju dhënë një shembull ligji ekzistues thotë se nëse ka komente të padëshiruara online drejtuesit e portaleve janë të detyruar t’i tërheqin menjëherë. Menjeherë është një gjë e papërcaktuar kështu që ne kemi vendosur një orar 72 orë sipas direktivës së BE dhe të tjera përmirësime, saktësime si këto”, thotë Harito.

Pin It