Rama: S’ka ndihmë ekonomike për ata që refuzojnë punën

maxresdefault-1

Të gjithë ata që refuzojnë ofertat e punës nuk do të përfitojnë nga ndihma ekonomike. Kështu deklaroi kryeministri Rama, duke thënë se duhet një ligj për punëkërkuesit në mënyrë që qytetarët të mos “mbajnë në kurriz” ata që refuzojnë punën.

“Askush s’ka të drejtë që si refuzues i punës që i ofrohet të vazhdojë të marrë ndihmën ekonomike. Kjo nuk është solidaritet, kjo quhet parazitizëm. Ne duhet ta çojmë përpara këtë proces. Duhet ti vendosim përpara një zgjedhjeje shumë të qartë, nuk e pranon punën, je i lirë por mos kërko ndihmë ekonomike,” – deklaroi kryeministri.

Rama gjithashtu ofroi si zgjidhje për klasën e mesme arsimin profesional sipas modelit të Gjermanisë, ku kjo fushë i ka shërbyer rritjes ekonomike të kësaj klase të shoqërisë.

Pin It