Kuadri ligjor për mjekët, Beqaj: Të ndërtojmë një klimë besimi pacientë-mjekë

mjeket_0

Ministria e Shëndetësisë zhvilloi një takim me përfaqësues të institucioneve publike shëndetësore, gjatë të cilit u diskutua rreth legjislacionit që rregullon përgjegjësitë për ushtrimin e profesionit të mjekut.

Në takim u vlerësua kuadri ligjor që rregullon përgjegjësitë penale të mjekëve dhe mundësitë për përmirësimin e tij.

Gjatë fjalës së tij ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se nevojitet krijimi i kushteve më të mira të punës dhe ndërtimi i një klime besimi mes pacientëve dhe mjekëve.

“Ky takim do të ndihmojë në nxitjen e një diskutimi për vlerësimin e kuadrit ligjor për ushtrimin e profesionit të mjekëve, me qëllim qartësimin e pozicionit dhe përgjegjësive të tyre dhe krijimin e kushteve më të mira për ushtrimin e detyrës, por edhe krijimin e një klime të re mirëbesimit ndërmjet mjekut, pacientëve e qytetarëve”, u shpreh Beqaj.

Ministria e Shëndetësisë ftoi institucionet e ndryshme të dërgojnë komente, sugjerime apo kontribute për përmirësimin e kuadrit ligjor.

Në takim morën pjesë përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshme, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Avokatit të Popullit, Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Universitetit të Mjekësisë, Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tranës dhe Shkollës së Magjistraturës.

Pin It