FMN: Shqipëria me politika të gabuara fiskale

fmi1

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përgatitur një raport në të cilin vlerëson se qeveria shqiptare nuk ka arritur të përmirësojë të ardhurat buxhetore, pavarësisht rritjes së taksave në 2014. Në raport thuhet se Shqipëria është vendi me taksat më të larta në rajon dhe me rendimentin më të ulët fiskal.

Sipas FMN fiskale të dy viteve të fundit e kanë përkeqësuar rendimentin fiskal. Që nga viti 2014 qeveria shqiptare rriti normat e taksave, në mënyrë të veçantë për tatimfitimin dhe akcizat, si dhe riktheu tatimin progresiv në vend të taksës së sheshtë.

Ekspertët e FMN deklarojnë edhe se parashikimet e të ardhurave në Shqipëri kanë qenë vazhdimisht të gabuara, duke përkqësuar realizimin e buxhetit.

Sipas FMN të ardhurat e ulëta tatimore në Shqipëri janë pjesërisht pasojë e efikasitetit të ulët të taksave mbi pagat.

Në krahasim me shtetet anëtare të BE-së, Shqipëria ka norma të larta për taksat personale dhe të korporatave. Ndërsa pragu i tatimit me zero të pagave është mesatarisht më i lartë se i fqinjëve.

Pin It