Kuvendi i Kosovës voton sot rezolutën kundër murit në Mitrovicë

98111a27-f59b-48da-af8c-a6efab717b04_w987_r1_s

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në orën 10:00 të paradites ku pritet të votohet edhe një rezolutë që flet për murin e ngritur në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Kështu thuhet në kalendarin e ditës të publikuar nga faqja e internetit e Parlamentit.

Aty njoftohet se në vazhdimin e seancës që mbahet sot votohen edhe dy projektligje, njëri që ka të bëjë me faljen e borxheve publike dhe tjetri për ndalimin e dhunës në ngjarjet sportive.

Pika e katërt e rendit të ditës së sotme është votimi i “Propozim-rezolutës lidhur me ndërtimin e murit në mënyrë ilegale në pjesën Veriore të Mitrovicës”.

Pin It