Nis dëbora në juglindje

cccc-1024x576-640x340

Reshje intensive dëbore kanë pushtuar këtë të enjte gjithë juglindjen. Bora ka mbuluar më së shumti zonën turistike ne Dardhe të Korçës. Trashësia ka arritur 10 centimetra ndaj edhe këshillohet që në këtë aks automjetet të lëvizin me zinxhirë, pasi reshjet e dëborës parashikohet të vazhdojnë gjatë. Në akset e tjera rrugore, nuk është shënuar ende vështirësi, pasi trashësia e dëborës nuk i kalon 7 centimetra. Ndaj edhe lëvizja e automjeteve vijon pa zinxhirë.

Pin It