Mblidhet Këshilli Bashkiak , familjet që marrin bonus strehimi

bashkia-tiran1

Mes vendimeve që pritet të miratohen ditën e sotme në Këshillin Bashkiak janë edhe ato për pagat e reja për konviktet e shkollave, por edhe lista e familjeve që do përfitojnë bonus qiraje.

100 % bonus qiraje për familjet me nevoja specifike: jetimët që jetojnë në konvikte, gratë e dhunuara, komuniteti rom e egjiptian, familjet e shpronësuara në zona të ndryshme, familje një prindërore, familje të përbërë nga anëtarë të moshës së tretë, familjet në gjakmarrje dhe ato në situatë rruge. Nisur nga fakti se numri i kërkesave të familjeve në nevojë për trajtim me strehim për subvencionimin e qirasë së banesës është shumë i lartë dhe në rritje dhe nga ana tjetër nuk kemi zyrtarisht të dhëna mbi vlerën e çmimit të qirave minimale në treg, kërkojmë vlerësimin por miratim të listës emërore të familjeve për trajtim me bonus strehimi. Pranë drejtorisë së strehimit social kanë dorëzuar dokumentacionin për të përfituar nga kjo alternativë 240 familje qytetarë.

Të gjithëve iu është kërkuar të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm, i cili është shqyrtuar nga specialistët në drejtorinë e strehimit social dhe më pas në komisionin e strehimit. ky i fundit vendosi të dërgojë për miratim në këshillin bashkiak 156 aplikimet e përzgjedhura për të përfituar masën e subvencionimit të qirasë (bonus strehimi) ku nga këto 39 janë përfitues të subvencionit me 100%.

Do të mbështeten me bonus strehimi duke subvencionuar 100% masën e qirasë së banesës pasi janë familje që jetojnë në banesa që preken nga këto investime: zona e bregut të lumit, zona e sharrës, familje që jetojnë në ambientet e konvikteve te shkollës hoteleri turizëm, familje me probleme social ekonomike dhe shëndetësore si dhe familje të shpronësuara. Aplikantët të cilët nuk u përzgjodhën nga komisioni i strehimit për shqyrtim në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak janë kryesisht familje që kanë rezultuar me mungesa në dokumentacionin e dorëzuar (edhe pse është kërkuar nga ana e drejtorisë së strehimit social plotësimi i dokumentaciont, përsëri aplikimet kanë rezultuar me mangësi).

Lista e qytetarëve me mungesa rezulton të jetë e përbërë nga 84 me dokumentacion jo të rregullt. Efektet financiare për 156 familje të cilat rezultojnë me dokumentacion të plotë do të përballohen nga fondi për bonuset e strehimit të parashikuar në buxhetin e bashkisë së Tiranës në shumën prej 1.620.760 lekë në muaj.

Pin It