Një dietë me pak karbohidrate, zgjidhje për lehtësimin e migrenës

migrena-1364736057

Një studim i ri tregon se një dietë me pak karbohidrate mund të jetë zgjidhja për lehtësimin e migrenës.

Disa shkencëtarë në Itali testuan vullnetarë me dietë ushqimore të pasur me yndyrë dhe me pak karbohidrate, e cila e detyron trupin të djegë më shpejt shtresat dhjamore në vend të karbohidrateve. Ata dalluan se brenda muajit të parë, pacientët patën një rënie domethenëse të dhimbjes së kokës.

Duke hequr karbohidratet, dieta detyron trupin që të prodhojë trupa ketone për lëndë djegëse, molekula uji që janë më pak inflamatore sesa glukoza që formohet zakonisht. Kështu shkencëtarët mendojnë se kjo mund të jetë arsyeja përse zvogëlohet migrena.

Pavarësisht studimeve të shumta dhe punës kërkimore, shkaqet që çojnë në dhimbje të tilla koke mbeten ende të panjohura. Ekspertët besojnë se qarkullimi i keq i gjakut është një faktor, ndërsa një studim tjetër doli në përfundimin se disa ushqime janë përgjegjëse për migrenën.

Pin It