Ky është kamioni Volvo që shpenzon pak dhe nuk krijon zhurmë

Volvo Concept Truck është kamioni i ardhshëm hibrid i Volvos, ku motori dizel do të ndihmohet nga ai elektrik.

Falë teknologjisë së avancuar e parashikuar për sistemin e menaxhimit, në mënyrë autonome do të zgjedhë ngarkesën e sistemin të tërheqjes. Kjo do të thotë se motori dizel nuk do të ketë nevojë të punojë në 30% të kohës. Sistemi do të jetë në gjendje që deri në 5 kilometra të parashikojë paraprakisht ngarkesën optimale të sistemit të tërheqjes.

Nëse u shtohet aerodinamika e mirë, atëherë të gjithë kamionët në të ardhmen do të shpenzojnë deri në 30 % më pak karburant.

Dhe përsa i përket zhurmës Volvo ka zgjidhje edhe për këtë. Ideja e tyre e re tek Volvo Concept Truck parasheh mundësinë e vozitjes në opsionin vetëm me motor elektrikë për 10 kilometra të plota.

Pin It