Lajmi i fundit: Ditë e trishtë për futbollin, legjenda i thotë stop

28934d1500000578-3077745-image-a-10_1431409352736

Një ditë e trishtë për të gjithë futbollin botëror, Stiven Xherard i jep fund futbollit të luajtur dhe var këpucët në gozhdë.

Xherard, kapiteni legjendar i Liverpul dhe kombëtares angleze ka fituar 8 trofe në karrierën e tij 19 vjeçare.

Me 114 paraqitje me fanellën angleze ai ështe lojtari i katërt me më shumë ndeshje duke qenë kapiten në 3 turne madhor me 3 luanët.

Me skuadrën legjendare të Liverpul ai numëron 710 paraqitje dhe ishte kapiten në finalen e famshme të Stambollit ku të kuqtë fituan Ligën e Kampionëve.

Nga sot futbolli humbet një legjendë, dhe është një sport edhe më i varfër.

Pin It