Largohet familja e vetme nga ishulli francez, kërkohen banorë të rinj

 

Për 10 vjetë me radhë Soizic dhe David Cuisnier jetuan në ishullin e Quéménès në Francë, mes deleve, lepujve dhe fokave.

Ata iu përgjigjën thirrjes së entit për ruajtjen natyrës në zonë, ku gjetën një shtëpi pa ujë, korrent apo ngrohje.

Ndërkohë David tashmë 40 vjeç dhe Soizic 34 vjeçe, u bëmë me dy fëmijë, Chloé e Jules 7 vjeç dhe 5 muajsh, të cilët u mësuan qysh në lindje që të jetonin pa asgjë.

“Ka patur momente të vështira, por kemi jetuar një eksperiencë aspak të zakonshme. Treguam se mbrojtja e ambientit mund të bëhet me aktivitet ekonomik”, tha Soizic.

Çifti i kaloi muajt e parë në ishull duke rregulluar shtëpinë e bërë me copa druri nga anijet e mbytura.

Më pas instaluan panele diellore në çati për të prodhuar energji dhe një sistem për të filtruar ujin e shiut, si dhe gjatë sezonit të verës pritën edhe turistë në kërkim të qetësisë.

Në ishull nuk ka as shkolla dhe as spitale dhe familja ka vendosur që ka ardhur momenti që të largohen nga ishulli i pabanuar, i gjatë një kilometër e gjysmë dhe i gjerë 400 metra.

Enti i ruajtjes së mjedisit të martën e kaluar bëri një apel të ri ndaj të rinjve, pensionistëve dhe familjeve, qytetarë francezë por edhe holandezë dhe belg. Në fund të muajit tetor, të interesuarit do të përzgjidhen nga një juri.

Pin It