Lejet e legalizimit, Lame: Mungesa e planeve rregulluese dhe hipotekave pengon procesin  

200 familje të Bashkisë Tiranë u pajisën ditën e djeshme më 17 qershor me lejet e legalizimit për banesat e tyre. Gjatë shpërndarjes së lejeve të legalizimit, kreu i Aluiznit, Artan Lame, vuri në dukje dy nga problematikat kryesore të këtij procesi.

Lame tha se mungesa e planeve rregulluese dhe hipotekave, veçanërisht në zonat rurale, vështirëson ecurinë e procesit. Sipas tij këto vështirësi vijnë si pasojë e keqmenaxhimit në të kaluarën.

Ka ende probleme për këto komuna, në një pjesë me planet rregulluese të tashëguara. Plane të cilët në shumë zona mirëfilli rurale kanë parashikuar ndërtime që kanë bërë bllokimin e legalizimeve. Problem tjetër për këto komuna janë cështjet e hipotekës”, – tha Lame.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina GJermeni, tha se në Bashkinë Tiranë janë legalizuar rreth 9500 ndërtesa, ndërkohë qe gjatë 8 vjetëve të qeverisjes së kaluar kjo shifër ishte rreth 4 mijë.

Në të gjithë vendin janë legalizuar deri tani rreth 46 mijë objekte, 80% e të cilave shtëpi banimi.

Pin It