Zgjidhja: Shqiptarët e Çamërisë do të regjistrohen online

cameriaaa-proteste-1

PDIU firmos marrëveshje me dhe shoqatën Çamëria për zgjidhjen e çështjes çame. Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi deklaroi se do të ndërmerren hapat deri në zgjidhjen ligjore ndërsa do të regjistrohen online të gjithë qytetarët e komuniettit çam. Ai akuzoi akademikët grekë se kanë blerë historinë dhe të vërtetën ndërsa tha se akademia shqiptare e shkencave po rri duar kryq.

  “Ne kemi vendosur cështjen came në kohë dhe në hapësirën e duhur. Ne si PDIU dhe grupi themelues i saj e kuptuam se nuk është koha e një partie krahinore apo regjionale pasi do të ishte egoizëm i pakuptimtë dhe vetëvrasës. Ne po shtrihemi në të gjithë hapësirën komëbtare e do të jemi më të fortë. Së shpejti do të hapet një portal online për të regjistruar të gjithë shqiptarët e Çamërisë.

 

Pin It