Letërsia shqipe, në Panairin dhe Festivalin e librit në Leipzig

Letërsia shqipe, edhe kete vit,  është pjesë e Panairit dhe Festivalit  të Librit në Leipzig, Gjermani,  i cili do të mbahet në datat 23- 26 mars, me autorë përfaqësues : Ridvan Didra (Shqipëri); Elona Çuliq (Shqipëri); Elvira Dones (Shqipëri – Zvicër); Shpëtim Selmani (Kosovë).

 Autorët e Shqipërisë mbështeten nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me rrjetin Traduki.

Panairi i Leipzigut dhe Festivali i tij i leximit, “Leipzigu Lexon”,  janë ngjarja më e rëndësishme pranverore e librit europian, duke bërë bashkë në këtë festë të librit lexues, autorë, përkthyes, shtëpi botuese e kritikë letrarë  për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të kuptuar tendencat e fundit të librit, njoftonte sot ATSH-në,  Ministria shqiptare e Kulturës. 

Një ngjarje e tillë u jep mundësi edhe titujve shqip të njihen dhe të marketohen më mirë në arenën e madhe të botimeve europiane.

Pin It