Kur duhet ta edukoni fëmijën me leximin e librit

Të lexuarit është një virtyt shumë i rëndësishëm që secili nga prindërit dëshiron t’ia ushqejë fëmijës. Mirëpo nëse nuk i mësojmë me këtë zakon që në vitet e para të jetës së tyre, mund të hasim vështirësi më vonë.

Sapo bebja vjen në jetë leximi është shumë i rëndësishëm për të. Edhe pse ai nuk i kupton fjalët, teksa ju lexoni ai fillon dhe shfaq interes për të dëgjuar. Në këtë mënyrë i zhvilloni atij shqisën e dëgjimit. Nuk ka rëndësi mosha e fëmijës. Gjithmonë leximi në grup e bën fëmijën t’a konsiderojë librin si lodër argëtuese dhe ta dojë shumë.

T’i lexoni fëmijës tuaj do të thotë të ndërtoni fjalorin e tij, stimuloni imagjinatën dhe zhvilloni aftësitë e tij të komunikimit. Sa më shumë i flisni fëmijës suaj aq më shumë e ndihmoni atë të zhvillohet më shpejt. Duke e bërë këtë ai prezantohet me konceptet si fjalë, numra, shkronja, ngjyra, forma dhe e njeh me botën që e rrethon. Leximi zhvillon gjithashtu memorien e fëmijës. Kur ai te ketë mbushur 1 vjeç do të jetë në gjendje  t’i dijë të gjithë tingujt që nevojiten për të formuar fjalët e para. Sa më shumë fjalë bebja dëgjon aq më shpejt fillon të flasë.

Në muajt e parë të jetës bebja fokusohet tek tinguj e fjalëve, jo tek konteksti i tyre. Për ta bërë këtë sa më interesante ndryshoni shpesh intonacionin. Duke i dhënë ngjyra të ndryshme që përshtaten me personazhet e pjesës që po lexoni. Por dhe revistat, gazetat apo libri që ju po lexoni aktualisht është i vlefshëm për t’ia lexuar fëmijës. Në këtë periudhë fëmija bën një krahasim midis gjërave që ai pëlqen dhe atyre që ai nuk pëlqen. Afërsia që krijoni ju me fëmijën teksa i lexoni, e bën atë ta klasifikojë librin në grupin e gjërave që ai pëlqen. Gjithashtu nuk është e nevojshme që t’ia lexoni fëmijës të gjithë librin njëherësh, mjafton që të gjeni gjithmonë pak kohë për t’i lexuar atij diçka me zë të lartë.

Kur i lexoni bebes mos u fokusoni tek aftësitë e bebes për të nxënë, por tek kënaqësia që ju i falni. Theksoni tingujt, shkronjat dhe rrokjet për të kuptuar nëse fëmija tërhiqet nga kjo,  më pas filloni që të përqendroheni për t’ia mësuar atij dhe fjalët . Në qoftë se ju i lexoni mjaftueshëm fëmijës suaj, kur ai të jetë gati, do të jetë në gjendje ta bëj vetë lidhjen ndërmjet tingujve të fjalëve dhe shkronjave. Në një farë mënyrë t’i mësoni fëmijës të pëlqejë dhe lexojë libra është një nga gjërat më të rëndësishme që duket bërë dhe nuk është kurrë vonë për të nisur që tani.

Bashkëveprimi që krijoni me fëmijën tuaj është shumë themelor në atë çka fëmija nxjerr prej kësaj. Ndihmojeni fëmijën të bëjë lidhjen ndërmjet historisë dhe jetës reale. Për shembull, kur në libër hasni një top të verdhë tregojini një top të vërtetë të verdhë në mënyrë që ai të bëj lidhjen. Më pas bëjini  pyetje të ndryshme si: cili top të pëlqen më shumë, i verdhi apo i kuqi? Prisni që fëmija ta jap vetë përgjigjen në të kundërt mundohuni ta ndihmoni ju. Kështu ai vë në përdorim njohuritë që mori gjatë gjithë leximit tuaj.

Burimi:Kids time

Pin It