Lëvozhga e vezës, qetësues për disa dhimbje

Flasim shpesh për vlerat e vezës, ndërsa kur vjen puna te lëvozhga dihet që ajo përfundon në kosh.  Në vend që t’i flakni, kini parasysh që edhe lëvozhgët mund të shërbejnë për diçka, mund t’i konsumoni.

“Mirror” shkruan se lëvozhgat e vezës janë të pasura me kalcium, sepse kanë 95% karbohidrat kalciumi, që përdoret si ilaç për të trajtuar urthin, problemet me tretjen dhe stomakun.

Vetëm një lëvozhgë veze përmban rreth 2 gramë kalcium. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se duhet ta konsumoni lëvozhgën siç është.

Mënyra më e mirë për të perfituar është që fillimisht t’i zieni, në mënyrë që të hiqni çdo lloj bakteri të dëmshëm. Më pas piqini në furrë për rreth 20 minuta.

Pas kësaj, ato do të jenë thërrmuara si pluhur, masë të cilën mund ta kaloni në blender. Ky pluhur i formuar është një burim shumë i mirë kalciumi që ndihmon në qetësimin e dhimbjeve dhe problemet me kockat.

Pin It