Ushyerja me gji, mbrojtja më e mirë për shëndetin e fëmijës dhe nënës

Pakëson infeksionet në vesh? Sigurisht. Ul rrezikun e astmës? Po. Rrit nivelin e inteligjencës – IQ? Patjetër. Ushqyerja me gji i sjell fëmijës suaj këto dhe të tjera përfitime të shumta.

  1. Një fëmijë më i shëndetshëm

Rastet e pneumonisë, ftohjet dhe viruset janë më të pakta mes fëmijëve që ushqehen me gji. Po ashtu infeksionet gastrointestinale si diarrhea, të cilat mund të jenë shkatërruese për foshnjat, veçanërisht në vendet në zhvillim, janë më të pakta.

  1. Mbrojtje afatgjatë

Ushqyerja me gji mund ta ndihmojë fëmijën dhe të pakësojë rrezikun e sëmundjeve kronike si diabeti, sëmundjet që kanë lidhje mstomakun etj.

  1. Kocka më të forta

Gratë që ushqejnë foshnjat me gji e kanë më të lehtë të rifitojnë fortësinë e kockave të këmbëve dhe shpinës pas shtatzënësisë.

  1. Ulje e vdekshmërisë foshnjore

Ushqyerja me gji përgjysmon rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave.

  1. Më pak probleme me peshën

Ushqyerja me gji shmang obezitetin tek fëmija dhe nëna gjithashtu.

  1. Djeg kaloritë për nënën

Nëse ushqeni fëmijën tuaj me gji disa herë në ditë, mund të humbisni deri në 400 kalori.

  1. Ul rrezikun për kancer

Ushqyerja me gji pakëson mundësitë e sëmundjeve të kancerit tek fëmijët dhe nënat, duke ulur rrezikun e prekjes së tyre nga kanceri i gjirit dhe qafës së mitrës.

  1. Një ushqim sipas nevojave

Qumështi i gjirit ndryshon përbërje sipas moshës dhe nevojave të fëmijës gjatë rritjes dhe kjo është një mrekulli. Qumështi në ditët e para pas lindjes është i mbushur me antitrupa për të mbrojtur organizmin e të sapolindurit. Ai ka më shumë proteina dhe më pak sheqerna, që mundëson ngopjen e lehtë të fëmijës.

Më pas qumështi ndryshon. Ka më shumë sheqerna dhe më pak proteina pasi fëmijës i duhen më shumë kalori për t’u rritur shpejt. Yndyrnat e qumështit ndryshojnë gjithashtu për fëmijët djem dhe vajza. Pra gjithçka posaçerisht për mirërritjen e tyre, ashtu siç nuk mund të jetë asnjë ushqim tjetër aleternativ.

  1. Vaksina më efektive

Ushqyerja me gji rrit efektivitetin e vaksinës tek fëmijët e vegjël, duke mundësuar reagimin më të mirë të tyre ndaj viruseve.

Pin It