Alkooli dhe duhani gjatë shtatzënësisë, pasojat tek foshnjat

Truri dhe organet e një fëmije fillojnë të zhvillohen para se nëna të kuptojë që është shtatzënë. Gjatë shtatzënësisë çdo gjë që konsumon nëna shkon tek fëmija, prandaj duhanpirja dhe alkooli mund të dëmtojnë zhvillimin e foshnjave. Koha më e mire për të ndërprerë këto zakone për ato që i kanë, është periudha gjatë të cilës një çift mendon për fëmijë. Por edhe nëse shtatzania ka filluar, ndërprerja e alkoolit dhe duhanit është në çdo moment e dobishme.

Ju pini për dy vetë

Kur ngrini gotën të pini, sigurohuni që të jetë e mbushur me lëng rrushi, jo verë. Arsyeja? Kur ju pini alkooli kalon përmes placentës tek fetusi juaj. Trupi i një fëmije në zhvillim e shpërbën alkoolin shumë më shpejt se trupi i një të rrituri dhe për këtë arsye niveli i alkoolit në gjakun e një fetusi mund të rritet shumë më tepër se tek nëna. Po ashtu dëmi mund të jetë më afatgjatë dhe i përkeqësuar, duke filluar nga vonesë mendore deri në dëmtim të zemrës.

Studimet kanë treguar se edhe një gllënjkë alkool në raste të rralla mund të jetë e dëmshme, prandaj rezistojini tundimit për të ngritur qoftë edhe një dolli. Një studim i fundit në Detroit tregoi se nënat që pinin alkool një here në javë gjatë shtatzënësisë kishin trefishin e rrezikut të nënave që nuk pijnë alkool për të lindur fëmijë me problem të sjelljes si agresioni dhe vështirësitë në përqendrim.

Lista e problemeve shëndetsore të shkaktuara nga alkooli gjatë shtatzënësisë është e gjatë, duke përfshirë rrezikun e lindjes së një fëmije me sindromën e fetusit alkoolik (FAS), probleme nervore, memorie, të folurit, të dëgjuarit etj, deri në abort të pavullnetshëm.

Duhanpirja

Duhanpirja dyfishon rrezikun për të lindur një foshnje nënpeshë, i prirur për problem të ndryshme shëndetsore dhe vdekje foshnjore. Asnjëherë nuk është vonë të hiqni dorë nga duhanpirja, qoftë edhe gjatë shtatzënësisë. Çdo moment zvogëlohet rreziku për të lidnur një foshnje nënpeshë.

Duhanpirëset kanë një rrezikshmëri të lartë të shtatzënësisë ektopike, gjatë të cilës embrioni vendoset jashtë mitrës dhe ka komplikacione të placentës. Këto ndërlikime mund të shkaktojnë lindje të parakohshme.

Foshnjet e nënave duhanpirëse shpesh kanë edhe probleme shëndetsore të paslindjes, deformim të gjymtyrëve, grindje nervore etj. Ndërsa më e rrezikshmja mbetet sindorma e vdekjes së papritur foshnjore.

E rëndësishme është që të mos pini duhan e alkool as pas lindjes, sepse foshnja ndikohet si nga ushqyerja me gji ashtu edhe nga ekspozimi ndaj mjedisit me tym duhani, i cili mund të shkaktojë pneumoni tek të sapolindurit.

Tani që i dini pasojat, është koha të hiqni dorë, për shëndetin tuaj dhe të fëmijëve.

 

Pin It